Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me qëllim që të pengohet rritja e mëtejme e numrave të të prekurve nga Kovid-19, Qeveria vendosi që prej sot deri më 22 mars të ketë orë policore që fillon sonte në ora 22:00 dhe zgjatë deri në ora 05:00 të mëngjesit.
Lëvizja gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur vetëm me leje për qarkullim. Ora policore sipas vendimit të Qeverisë do të zgjas deri në 22 mars.
Qytetarët thonë se ora policore nuk do të ketë asnjë rezultat, pasi siç thonë, kafenetë janë të mbushura gjatë ditës.
Ekspertët ndërkohë thonë se ora policore nuk do të ketë ndikim nëse njëkohësisht nuk merren masa kufizuese për qendrat tregtare, kafenetë dhe restorantet që anë plot gjatë ditës.