Palestra e Sporteve “1 Tetori”, sonte do të jetë arenë e “nxehtë” boksi.
Turneu më i madh në boks, turneu “Adem Jashari” do të nis sonte. Boksierë nga dhjetë shtete nga rajoni, por edhe nga Evropa, tashmë kanë zbritur në kryeqytetin e Kosovës.
Këshilli Organizativ i kësaj ngjarje ka bërë të ditur se tashmë gjithçka është gati për turneun “Adem Jashari”, i 18-ti më radhë.
Sipas organizatorëve “në këtë turne në ring do të ngjitën boksierë cilësorë nga shumë shtete të Evropës”.
Turneu do të nis sonte më meçet e gjysmëfinaleve,e kurse, finalet do të zhvillohen të dielën në mesdite. Këshilli organizative për më të mirët do ta ndajnë kupa dhe mirënjohje.
Kujtojmë se turneu “Adem Jashari” zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, derisa ky turne tashmë është në kalendarin e garave te AIBA-së.
Meçet gjysmëfinale nisin në orën 17:00.