Sot në pistën tek ish-terminali doganor do të mbahen dy gara, ajo në karting dhe në drift.
Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me auto klubet, tashmë i ka bërë përgatitjet për këto dy gara, të cilat po priten me interesim të madh.
Sipas federatës, fillimisht do të mbahet gara në karting, paraqitja për të cikën bëhet nga ora 08:30-09:00 për të vijuar me kontrollimin teknik dhe procedurat tjera të zakonshme, ndërsa fillimi i vozitjes së parë është planifikuar në orën 11:00.
“Ndërsa, prej orës 13:00-13:30 bëhet paraqitja në garë për garën në disiplinën drift, që po ashtu pritet të jetë atraktive. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe brifingut me garues, xhiroja e parë fillon në orën 15:00. Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jetë të pranishme për çdo eventualitet, ndërsa skuadra menaxhuese e garës do të jetë e përkushtuar maksimalisht për rrjedhë sa më të mirë të garës”, thuhet në njoftimin e federatës.