Sot luhen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Përballja kryesore e ditës pritet të jetë ballafaqimi i Dritës me Drenicën.

“Intelektualët” do të synojnë vetëm fitoren në mënyrë që të rikthehen në pozitën e parë në tabelë, pas fitores së djeshme të Ballkanit ndaj Gjilanit.

Në ndeshjen tjetër, Dukagjini do të përballet me Ferizajn, që është në formë fantastike në stinorin pranveror.

Të dy takimet do të nisin me fillim nga ora 15:00.

Kujtojmë, dje u zhvilluan tri ndeshje, ku Ballkani shënoi fitore ndaj Gjilanit, Llapi mposhti Malishevën dhe Prishtina triumfoi ndaj Trepçës ’89.

Të ngjashme