Sot mbahet seanca gjyqësore për tetë anëtarët e Brigadës Speciale të MPB-së së Republikës serbe të akuzuar për krime kundër civilëve në Srebrenicë.
Gjyqi i cili parashihej të fillonte në dhjetor ishte shtyrë për shkak të kërkesave të mbrojtjes, ndërsa sot ky gjykim pritet të fillojë në Departamentin për Krime të Luftës së Gjykatës së Lartë në Beograd.
Në seancën e fundit, e cila është mbajtur në muajin tetor të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm, ndërsa në gjykim të gjithë do të kenë mundësi të paraqesin prova që vërtetojnë pafajësinë e tyre.
Nedeljka Milidragoviqa, Aleksu Golijanina, Milivoja Batiniqa, Aleksandra Daceviqa, Boru Miletiqa, Jovana Petroviqa, Dragomira Paroviqa dhe Vidosava Vasiqa, do të përballen me akuzat për krime kundër popullatës civile në Srebrenicë më 14 korrik të vitit 1995, ku mbetën të vrarë qindra myslimanë.