Sot mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Sot në mesditë do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Komisioni Hetimor Sot në mesditë do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Objekt i punës në mbledhjen e sotme është verifikimi i procedurës së ndjekur nga kreu i shtetit për zhdekretimin e datës 30 qershor.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 12 dhe në rendin e ditës janë dy pika: Miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit hetimor të komisionit.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë 3-mujore nga kryetari Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Ndërkohë Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë një delegacion faktmbledhës për të kuptuar dhe më pas përgatitur opinionin për Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. /Ora News.tv/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme