Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës edhe sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00. Rendi i ditës së kësaj mbledhje nuk është bërë i ditur.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:

  1. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
  8. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
  9. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
  10. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
  11. Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme