Sot në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhjeve pritet që të vendoset për emrat e anëtarëve të komisionit të ri Shtetëror për Demarkacionin, të cilët do të udhëhiqen nga profesori, Shpejtim Bulliqi.
Halil Matoshi, nga zyra për media e kryeministrit, ka thënë të enjten për Klan Kosovën se sipas të gjitha gjasave emërimi i anëtarëve do të bëhet sot gjatë kësaj mbledhjeje porse kjo s’është krejtësisht e sigurt pasi ende nuk është caktuar rendi i ditës së kësaj mbledhjeve.
Emrat e përfolur nga mediat për të qenë pjesë e komisionit të ri janë: Florim Isufi, Zejnullah Gruda e disa të tjerë.