Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave anticiklonike të cilat do të mbesin të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit për gjatë gjithë javës.
Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-27 gradë celsius, njofton IHMK.
Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes.