Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.
Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu, ndërsa nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.