Sot në Kuvend diskutohet për çështjen e rritjes së faturave të tatimit në pronë

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Sot me fillim nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë seancë plenare, ku ndër të tjera do të diskutohet për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Ndër të tjera do të diskutohet edhe për propozimin e GP-së së LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
  7. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

Të ngjashme