Sot paraqiten fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit në rastin e Banjskës

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Seanca gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë do të mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku mbrojtja e të akuzuarve pritet të paraqesë fjalët përfundimtare.

Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq përballen me akuza të rënda lidhur me ngjarjen e shtatorit 2023.

Në seancën e kaluar, Prokuroria Speciale kërkoi burgim të përjetshëm, duke argumentuar se të akuzuarit kishin rol aktiv dhe njohuri për sulmin, i cili sipas saj kishte për qëllim destabilizimin dhe aneksimin e veriut të Kosovës.

Vendimi pritet pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Të ngjashme