Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se sot, më 28 qershor, do të përmbyllet numërimi i votave me kusht.
Ditë më parë është bërë e ditur se numri gjithsej i votave me kusht ishte 25 mijë nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit. Deri tani, Elezi në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se janë numëruar rreth 23 mijë vota me kusht.
“Sot do të përmbyllet numërimi i votave me kusht. Deri mbrëmjen e djeshme janë numëruar rreth 23 mijë vota me kusht”, ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, derisa ka shtuar se kanë mbetur edhe 2 mijë të tjera, të cilat do të numërohen gjithashtu sot.