Sot do të mbahet ceremonia për ndarjen e Çmimit Nobel për Paqe në kryeqytetin e Novegjisë, Oslo.
Për këtë vit, çmimin e ka fituar organizata që ka bërë fushatë kundër armëve bërthamore.
Drejtoresha ekzekutive e Kampanjës Ndërkomëbtare për Largimin e Armëve Bërthamore (ICAN), Beatrice Fihn, do të shoqërohet nga i mbijetuari i bombës atomike në Hiroshima, Setsuko Thurlow.
Derisa ishte bërë i ditur fituesi i këtij çmimi për këtë vit, Komiteti I Nobelit, kishte përshëndetur punën e ICAN-it, “pasi ka tërhequr vëmendjen të pasojat shkatërruese për njerëzimin nga përdorimi i ndonjë arme bërthamore”.
Kampanja Ndërkomëbtare për Largimin e Armëve Bërthamiore (ICAN), me bazë në Gjenevë është themeluar më 2007, ndërsa ka rreth 468 organizata partnere në 101 shtete.
Më vonë gjatë ditës do të ndahen Çmimet Nobel për Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letrësi dhe Ekonomi në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm.
Secili çmim ka vlerën e 1.1 milion dollarëve.
Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi mbahet tradicionalisht më 10 dhjetor për të shënuar vdekjen e Nobelit.