Sot pritet të miratohet raporti për Kosovën nga Parlamenti Evropian

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti Evropian sot pritet ta miratojë raportin për Kosovën.

Më herët ky raport u miratua edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme i këtij institucioni.

Kështu ka bërë të ditur raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon.

Cramon tha se seanca e Parlamentit pritet të filloj nga ora 11:00.

Ndërsa në ora 17:00, Viola von Cramon dhe raportuesi i përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i PE-së ka miratuar në muajin shkurt raportin për Kosovën, në të cilin u bëhet thirrje edhe një herë pesë shteteve të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Qiproja dhe Greqia janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme