Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, përmes një përgjigje në Twitter ka konfirmuar se sot do të vijnë vaksinat e para kundër Covid-19 në Kosovë.
Kluge përmes një cicërime në tëitter ka konfirmuar shkurt se sot do të vijnë vaksinat e para në Kosovë.
Bëhet fjalë për vaksinat AstraZenecas, që në Kosovë do të vijnë nëpërmjet programit “COVAX”.
Drejtori u pyet dje se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, ndërsa përgjigja e tij ishte e shkurtë dhe e qartë “Nesër”.
Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri tash nuk ka pasur vaksina, rrjedhimisht qytetarët kosovarë nuk janë vaksinuar.
Përjashtim bëjnë një numër i konsiderueshëm i mjekëve që janë vaksinuar nga qeveria e Shqipërisë.
Vetëm nga e hëna deri të shtunën, në Kosovë janë regjistruar 70 vdekje të shkaktuara nga koronavirusi, derisa në të njëjtën periudhë janë paraqitur edhe 4882 të infektuar me virusin.
Sa i përket rasteve aktive, siç njofton IKSHPK, në vend janë 13.424 të infektuar aktualisht me koronavirus.