Sot seanca për Berishën – Pritet të zgjidhet një avokat nga GjKKO

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për privatizimin e ish kompleksit “Partizani”.

Seanca për ish kryeministrin u zhvillua dje, por pasi GjKKO rrëzoi  disa nga kërkesat që kishin depozituar avokatët, këta të fundit bojkotuan seancën.

Në këto kushte, u zgjodh një avokat kryesisht, i cili ishte Artan Simoni. Ky i fundit u sulmua nga mbështetës të Berishës, për shkak të një statusi që avokati kishte bërë para disa ditësh për ish kryeministrin.

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”, shkruante avokati dy ditë më parë. 

Simoni tha se ai ka qenë një qëndrim personal i tij, ndërsa një reagim pati edhe nga djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, i cili me ironi shkruante se më mirë do të ishte që Taulant Balla të caktohej për mbrojtje.

Të ngjashme