Data 15 mars njihet si Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.
Më ketë rast Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranë Ministrisë së
Tregtisë dhe Industrisë, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Konsumatorit, mbanë tryezën me temën: “Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit”.
Mbrojtja e konsumatorëve ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.
Më 15 mars 1962, presidenti amerikan Xhon F. Kenedi miratoi “Ligjin për të drejtat e konsumatorëve”.
Ndërsa, me Rezolutën 39/248, me 9 prill 1985, Kombet e Bashkuara kanë miratuar Udhëzimin për kujdesin apo mbrojtjen e konsumatorit, derisa Ligji për mbrojtjen e konsumatorët në Kosovë është miratuar në qershorin e vitit 2004, në Kuvendin e Kosovës.
Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve.
Në vitin 1985, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu universalitetin e të drejtave të konsumatorëve, kohë kur ajo miratoi direktivat për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe katër të drejta të tjera: të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të dre jtën për një mjedis të shëndetshëm.