Konsumatorët ankohen në MTI për cilësinë e produkteve

Prishtinë | 15 Mar 2017 | 11:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Konsumatorit, ka mbajtur tryezën me temë “Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

Aty u theksua se Projektligji për mbrojtjen e konsumatorit është shumë i nevojshëm, i cili adreson shumë çështje në mbrojtjen e konsumatorit, raporton Ekonomia Online.

Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”, tha se Projektligji për Mbrojtjen e Konsumatorit do të procedohet në Kuvend më 31 mars.

“Projektligji për temën e mbrojtjes së konsumatorit është shembull për atë që ne si shtet mund ta krijojmë. Ky ligj do të shkojë me 31 mars të procedohet në Kuvend. Kosova nuk ka treg të brendshëm, as treg të lirë dhe nuk ka strategji të tregut. Ky ligj i nënkupton edhe shumë obligime për qeverinë të cilët luajnë me paranë tonë të cilën e quajnë para publike. Kjo ditë e ky muaj nuk është e tregtisë, e industrisë, por e konsumatorit”, ka thënë Kaçaniku.

Agron Maxhuni, sekretar i përgjithshëm në MTI ka thënë se janë tri shtylla të cilat e sigurojnë konsumatorin, duke përmendur shëndetin e konsumatorit, siguria dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorit.

Ai ka theksuar se kanë numër të konsiderueshëm të ankesave të konsumatorëve për cilësinë e produkteve dhe çështje tjera të cilat kanë të drejtë të adresohen.

“Ne po punojmë me organizata të shoqërisë civile që të jenë në koordinim me qeverinë dhe shoqërinë civile”.

“Kemi 30 ligje të cilat prekin drejtpërdrejtë konsumatorin dhe shumë shpejt këto ligje do të jenë aktive për qytetarët”, ka thënë Maxhuni.

Të ngjashme