Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeut

Prishtinë | 19 Maj 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Dita Ndërkombëtare e Muzeut mbahet çdo vit më 18 maj.

Ngjarja nxjerr në pah një temë specifike e cila ndryshon çdo vit për të pasqyruar bazën e preokupimeve të komunitetit ndërkombëtar të muzeve.

“E ardhmja e muzeve në komunitetet që ndryshojnë me shpejtësi”, është tema për vitin 2025, që fokusohet në mënyrën se si muzetë mund të përshtaten dhe të lulëzojnë mes ndryshimeve sociale, teknologjike dhe mjedisore.

Kjo ditë u festua për herë të parë 40 vjet më parë. Në mbarë botën, gjithnjë e më shumë muze marrin pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut. Vitin e kaluar, më shumë se 37 mijë muze morën pjesë në veprimtari në rreth 158 vende

Dita Ndërkombëtare e Muzeut shërben si platformë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut mbi rolin që luajnë muzetë në zhvillimin e shoqërisë aktuale, në një nivel ndërkombëtar.

Të ngjashme