Sot grupi i qytetarëve do të vazhdojë marshin protestues kundër krimit dhe korrupsionit, pas publikimit të përgjimeve, aferës së njohur si “Pronto ll”, e cila për protagonistë ka shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci, dhe krerë të tjerë të lartë të kësaj partie.
Marshi protestues ishte thirrur të premten, ku protestuan një numër i qytetarëve , ndërsa atyre iu bashkuan edhe anëtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Tubimi protestues do të vazhdojë sot nga ora 19:00 me fillim nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar më pas drejt Teatrit Kombëtar.