Gjyqtari Artan Gjermeni pritet t’i komunikojë sot masën e sigurisë Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos, në lidhje me vrasjen në ish-Bllok, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Gjyqtari ka mbërritur në Spitalin e Traumës, aty ku ndodhet i plagosuri Eljon Hato, transmeton tch.
Hato, nga Shkodra, rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar për vrasje dhe i akuzuar për porositjen e një ekzekutimi nga burgu.
Më pas do i komunikohet masa e sigurisë edhe Ervis Martinajt, një nga emrat më të përmendur për shkak të së shkuarës së tij. 36-vjeçari njihet si biznesmen në fushën e basteve sportive si dhe ka qenë i pranishëm në vrasjen e Enton Nikës, në nëntor të vitit 2015.