Sot vihet gurthemeli i pikëkalimit të ri kufitar Kosovë-Serbi

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 08:03 | Nga

Sot do të vihet gurthemeli i ndërtimit të pikëkalimit të ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Kapi i Sficrës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, ministrja Edita Tahiri edhe përfaqësues tjerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe komunave Kamenicë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Hapja e këtij pikë kalimi të ri kufitar është rezultat i marrëveshjes së Brukselit e dakorduar në Bruksel më 21 maj 2015.

Kjo pikë kufitare do të funksionojë sipas modelit të IBM-it për pikë-kalimet kufitare në mes të dy shteteve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme