Sot zgjedhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoni të Veriut sot do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar.

Ai do të jetë Talat Xhaferi, i cili do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnate pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike, raporton RTSH, transmeton Klankosova.tv.

Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

BDI, partia shqiptare në koalicionin qeverisës, ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendësministrave për qeverinë teknike.

Në sallën e Kuvendit do të jetë e pranishme edhe partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, po ajo paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike.

Kjo është ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar.

Të ngjashme