Sot në Rrafshin e Dukagjinit, Gjakovë e Suharekë, zhvillohen dy sfidat e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Vëllaznimi është nikoqir i Trepçës ’89, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë në Gjakovë, duke ditur atmosferën që krijohet zakonisht atje, përcjellë Gazeta Olle.
Në Suharekë, Gani Sejdiu debuton në stolin e Ballkanit, duke u ndeshur me ish-skuadrën e tij, Feronikelin.
Takimi në Gjakovë drejtohet nga Genc Nuza, derisa Kreshnik Vula do të ndajë drejtësinë në duelin mes Ballkanit dhe Niklit.
Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.