Caktohet orari për ndeshjet gjysmëfinale të Kupë së Kosovës

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Katër ekipet që kanë kaluar tutje në gjysmëfinale, tashmë kanë mësuar oraret e ndeshjeve.

Kupa e Kosovës do të vazhdojë ecurinë e saj në fazën gjysmëfinale ditën e enjte.

Në këtë fazë janë kualifikuar Ramiz Sadiku, Drita, Prishtina dhe Llapit, përcjell lajmi.net.

Drita dhe Prishtina do të jenë në nikoqir të Llapit dhe Ramiz Sadikut, në ndeshjet e para, që zhvillohen të enjten, me fillim nga ora 13:00.

Ndërsa ndeshjet e kthimit luhen më datën 13 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme