Ditën e sotme zhvillohet takimi i dytë informal i qeverisë Rama, i cili do të nis në orën tetë të mëngjesit dhe do të zhvillohet në një restorant në Llogara, shkruan balkanweb.
Mbledhja informale nisi që ditën e djeshme për të vijuar sërish sot, ndërsa në tqë morrën pjesë edhe kryetari i sapozgjedhur i parlamentit, Gramoz Ruci dhe kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla, shkruan gazeta Shekulli.
Janë zbuluar edhe pikat e diskutimit të këtij takimi dy ditor të qeverisë së re, të cilat janë:
1. Ndarja të kompetencave
2. Rrëgullimi i 104 drejtorive në varësi
3. Shperndarja e godinave ministrore
4. Pergatitja e kuadrit ligjor që bën të mundur zbatimin e skemës së re qeverisëse
5. Hartimi i programit qeverisës që miratohet në parlament së bashku me votëbesimin e qeverisë.
6. Drejtimi i 5 komisioneve parlamentare nga PS (5 kryetarët dhe shpërndarja e anëtarëve).