SpaceX bllokon trupat ukrainase nga përdorimi i teknologjisë satelitore

Prishtinë | 09 Shk 2023 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

SpaceX deklaroi se ka ndërmarrë hapa aktivë për të parandaluar forcat ukrainase të përdorin teknologjinë kritike satelitore Starlink me dronët që janë një element kyç i luftës së tyre kundër Rusisë.

“Ne kemi mundësi ti kufizojmë ata. Ka shumë gjëra që ne mund të bejmë, dhe një pjesë e kemi bërë”, tha presidenti i kompanisë, Gwynne Shotwell.

Më tej tha se nuk ishte menduar përdormi në masë të madhe të Starlink, por do të merren masa.

“Megjithatë, ukrainasit e kanë përdorur atë në mënyrë të paqëllimshme”, tha Shotwell.

SpaxeX i ka penguar ushtarët ukrainas të përdorin plotësisht teknologjinë Starlink, por tani kompania shfaqet jo e qetë për përdorimin e tyre.

Kujtojmë që në tetor, Musk krijoi një situatë aspak të pëlqyeshme për presidentin Volodymyr Zelensky dhe ukrainasit, pasi propozoi një plan paqeje ku Ukraina të hiqte dorë nga përpjekjet për të rimarrë Krimenë dhe për të hequr kontrollin e rajoneve Luhansk dhe Donetsk.

Shotwell tha se SpaxeX nuk e kishte parashikuar kurrë që Starlink do të përdorej nga ukrainasit siç ka qenë, duke i bërë jehonë mbulimit dhe rrëfimeve të inteligjencës së trupave ushtarake ë fushën e betejës.

Të ngjashme