Spanja e gatshme për rihapjen e shkollave pas izolimit të gjatë

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit e Spanjës ka thënë se vendi i saj është i gatshëm për rihapjen e shkollave gjatë ditëve të ardhshme pas izolimit kombëtar që zgjati gjashtë muaj.

Në kohën kur fëmijët në mbarë Spanjën po përgatiten që të kthehen në shkolla, ministrja Isabel Celaa tha se autoritetet kanë bërë gjithçka që kanë mundur për ta bërë procesin mësimor sa më të sigurt që është e mundshme, por pranoi se nuk mund të ketë garanci 100 për qind.

“Shkollat duhet të hapen, sepse djemtë dhe vajzat tona kanë nevojë për këtë – në aaspektin edukativ, emocional dhe social. Nuk ka mundësi për zero rrezik, por ministria, qeveritë rajonale dhe stafi i mësimdhënësve kanë punuar në mënyrë të palodhshme për ta zvogëluar atë sa më shumë që është e mundshme”, tha ajo.

Sipas saj, ndonëse vendi po përballet me diçka që nuk e ka parë asnjëherë në të kaluarën, nuk ka plane për mbyllje të plotë të shkollave përsëri, shkruan The Guardian.

“Sot, ne dimë më shumë për fëmijët dhe Covidin sesa kemi ditur në mars, kjo është shumë e qartë. Sot, ne nuk do ta zgjedhnim mbylljen përfundimtare, siç bëmë në mars”, shtoi ministria Celaa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme