Spanja e re po ndërtohet mbi bazën e lojtarëve të Realit

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 11:58 | Nga

Epoka e artë e Spanjës mund të thuhet se ishte ndërtuar me një bazë të lojtarëve të Barcelonës, por e ardhmja e përfaqësueses së Spanjës duket se do të sillet rreth futbollistëve të Real Madridit, nëse merret për bazë fitorja e thellë 6:0 ndaj Kroacisë, të martën mbrëma.

Katër nga gjashtë golat e Spanjës në fitoren e thellë në ndeshjen e Ligës së Kombeve të UEFA-s, u shënuan nga lojtarët e Real Madridit. Në përbërjen startuese të Spanjës ishin gjashtë lojtarë të Realit, për herë të parë ndodh kjo në 16 vjetët e fundit.

Përbërja ka zbutur frikën që ishte shfaqur nëpër mediumet spanjolle kur drejtimin e përfaqësueses e mori ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique. Ishte menduar se Enrique do të lërë jashtë lojtarët e Realit, për shkak të mospëlqimit që ka për klubin madrilen, ndonëse ka luajtur për këtë klub.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme