Qeveria e Spanjës ka thënë se do të mirëpriste një pjesëmarrje të liderit të shkarkuar të Katalonisë, Carles Puigdemont në zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.
Qeveria qendrore në Madrid ka urdhëruar që zgjedhjet e reja për parlamentin regjional të Katalonisë duhet të mbahen në dhjetor, shkruan BBC.
Madridi zyrtar hoqi autonominë e Katalonisë pas parlamenti i saj përmes votimit shpalli pavarësinë.
Por në anën tjetër Puigdemont është duke kërkuar “opozitë demokratike” përmes kontrollit direkt të Madridit.
Ai ka dënuar anulimin e autonomisë së Katalonisë dhe ka premtuar se do të vazhdojë që të punojë për të ndërtuar shtetin e lirë.