Konfiskohen pasuritë e familjes së presidentit sirian, Bashar al-Assad në Spanjë, veçanërisht të xhaxhait të tij Rifaat në resortin turistik në Marbella (jug), bëhet e ditur nga burime gjyqësore.
“Kontrollet e kryera nga Garda Civile po ndërmerren më konkretisht në portin luksoz në Puerto Banus (Andaluzi), në kuadër të një hetimi të hapur në Francë ndaj Rifaat al-Assad për fshehje, përvetësim fondesh publike dhe pastrim parash”, bën të ditur i njëjti burim.