Kombëtarja e spanjës nuk bëri një paraqitje të kënaqshme në kampionatin e Botërorit.
Ajo doli nga faza e grupeve me shumë vështirësi me dy barazime dhe një fitore, por në fund u eliminua nga Rusia në fazën e 1/8 me anë të penalltive.
Pas këtij dështimi, trajneri i përkohshëm i Spanjës, Hierro dha dorëheqjen nga kjo kombëtare por mesa duket është gjetur shumë shpejt zëvendësuesi i tij.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Erique, transmeton Albeu.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta spanjolle Marca ku thotë se Enrique pritet të firmos shumë shpejt me Spanjën.