Spanja mbështet Serbinë në vazhdimin e dialogut me Kosovën, kurdoherë që ky dialog sjell përfitime dhe përshtatet me planet e ardhshme politike të Serbisë, tha ambasadori spanjoll në Serbi, Miguel Fuertes.
“Kur bëhet fjalë për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, kjo është një temë aktuale që vazhdimisht përmendet normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës. Pozicioni i Spanjës nuk ka ndryshuar”.
“Në këtë kuptim do të keni gjithmonë mbështetjen e Spanjës. Spanja mbështet pranimin e Serbisë në BE, sepse Spanja është pjesë e Evropës dhe duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Fuertes në hapjen e forumit të parë të biznesit Spanja-Serbi në Beograd.
Spanja është në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së, bashkë me Greqinë, Qipron, Sllovakinë dhe Rumaninë, që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.