Spanja ka barazuar në ndeshjen e fundit kundër Marokut me rezultat 2-2.
Edhe pse ishte menduar që spanjollët do ta kalonin këtë skuadër lehtë, nuk doli kështu.
Në pjesën e parë ishin marokenët që shënuan gol të parët në minutën e 14-të me Boutaib, por spanjollët reaguan shumë shpejt.
Pas kësaj ishte ISCO që shënoi në minutën e 19-të, për Spanjën.
Me këtë rezultat ,1-1, përfundoi edhe pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë Spanja dominoi me posedim por Maroku shënoi golin e dytë të epërsisë kundër Spanjës në minutën e 80-të, nga Youssef En-Nesyri.
Rezultatin e barazoi Aspas në minutën e 80-të.