Spanja në kërkim të partnerit të Ramosit në mbrojtje

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos dhe Gerard Pique kanë qenë shtyllat e mbrojtjes te Përfaqësuesja e Spanjës për vite me radhë dhe ishin vendimtarë në sukseset e ekipit gjatë dekadës së fundit. Qendërmbrojtësit formuan një dyshe të pakontestuar që ndihmoi Spanjën të mbizotërojë, duke fituar titullin e botës dhe atë të Evropës.

Mirëpo, prej se Pique u tërhoq nga përfaqësuesja pas përfundimit të botërorit “Rusia 2018”, Spanja ka pasur vështirësi të mëdha për të gjetur një partner të përshtatshëm për Ramosin, shkruan sot Koha Ditore.

Ramos 33-vjeçar është pjesë e Spanjës prej vitit 2005 dhe të shtunën e shkuar, në barazimin 1:1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” vendosi rekord për paraqitje. Ai kaloi portierin legjendar Iker Casillas, pasi me Spanjën regjistroi ndeshjen e 168-të në karrierë.

Ramos te Spanja ka qenë kryesisht i rrethuar nga të rinjtë prej se Pique vendosi të përqendrohet te Barcelona. Deri më tash, asnjëri prej tyre nuk e ka dëshmuar veten si pasardhës i denjë i Piques. Te Spanja kjo po shihet si shqetësim, pasi mbrojtja kohët e fundit ka filluar të tregojë pasiguri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme