Qeveria në Spanjë pritet të shpallë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, pasi ka dështuar ta kalojë buxhetin në parlament.
Nga 350 deputetë buxheti i propozuar nga qeveria mori 191 vota kundër.
Projektligji i kryeministrit Pedro Sanchez ka dështuar pasi partitë nga regjioni i Katatonisë nuk e përkrahën atë. Kërkesa e tyre për diskutimin e të drejtave të këtij regjioni për vetëvendosje u refuzua.
Sanchez, i cili erdhi në pushtet në qershor, do të bëjë të ditur vendimin e tij pas mbledhjes së kabinetit ditën e premte.
Sanchez po udhëheq një qeveri me më pak se një të katërtën e ulëseve në parlament. Ai u zgjodh kryeministër pasi paraardhësi i tij, Mariano Rajoy, u largua nga pushteti me votim mosbesimi pas skandalit për korrupsion.
Nëse Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme, ato do të ishin zgjedhjet e treta brenda pesë vjetësh. Sipas Reuters gjasat janë të mëdha që zgjedhjet të organizohet më 14 ose 28 prill.