Spanja ngrin nga temperaturat rekorde të ulëta

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Spanja është përfshirë në mot të akullt dhe erëra të fuqishme, pasi stuhia “Filomena” mbërtheu shtetin iberik, duke ndikuar në uljen drastike të temperaturës.

Erërat e acarta që frynë nga Oqeani Atlantik kanë gjeneruar borë në disa rajone.

Temperaturat kanë rënë deri në minus 34 gradë celsius, që njëherësh janë më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë në Gadishullin Iberik. Kjo temperaturë është regjistruar në Pirinejet Spanjolle.

Sivjet temperaturat ishin për dy gradë më të ulëta sesa në vitin 1956, kur termometri kishte rënë në minus 32 gradë celsius, shkallë kjo më e ulëta ndonjëherë në këtë rajon.

Meteorologët kanë parashikuar reshje të borës gjatë gjithë së enjtes dhe kanë paralajmëruar se temperaturat në mbarë territorin e Spanjës do të bien deri në minus 11 gradë celsius.

Të ngjashme