Kanë mbetur më pak se një muaj deri tek nisja e kampionatit botëror Rusia 2018.
Kombëtaret kanë nisur të zbardhin listën me lojtarët që janë ftuar në garën më të madhe për përfaqësueset.
E fundit ishte kombëtarja spanjolle, ku trajneri Julen Lopetegui ka zbuluar listën me 23 lojtarë që ka ftuar për rrugën drejt Moskës.
Ajo që ka befasuar të gjithë me përzgjedhjen e futbollistëve është lënia jashtë e sulmuesit të Chelseat, Alvaro Moratës, i cili është pritur t’i prijë sulmit të Spanjës.
Pothuajse askush nuk ka pritur që të ftohet mbrojtësi i krahut të majtë, Nacho Monreal, i cili ka dështuar me skuadrën e Arsenalit.
Portierë: Kepa Arrizabalaga (Athletic Club), David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Napoli)
Mbrojtës: Jordi Alba (Barcelona), Cesar Azpiliqueta (Chelsea), Dani Carvajal (Real Madrid), Nacho Fernandez (Real Madrid), Nacho Monreal (Arsenal), Alvaro Odriozola (Real Sociedad), Gerard Pique (Barcelona), Sergio Ramos (Real Madrid)
Mesfushorë: Thiago Alcantara (Bayern Munich), Sergio Busquets (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Isco (Real Madrid), Koke (Atletico Madrid), Saul Niguez (Atletico Madrid), David Silva (Manchester City)
Sulmues: Marco Asensio (Real Madrid), Iago Aspas (Celta Vigo), Diego Costa (Atletico Madrid), Rodrigo Moreno (Valencia), Lucas Vazquez (Real Madrid).