Ministria e Shëndetësisë në Spanjë njoftoi se 809 persona kanë vdekur nga Coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 11744 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Sidoqoftë, kjo shifër ishte më e ulët në krahasim me numrin e viktimave që u shënua një ditë më parë – 932.
Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan edhe mbi shtatë mijë raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 124 mijë e 736 numrin e përgjithshëm të të prekurve.
Spanja është vendi i dytë në Evropë dhe në botë sa i përket numrit të viktimave pas italisë, ndërsa i treti në botë sa i përket numrit të të infektuarve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Qeveria spanjolle ka marrë shumë masa për ta luftuar pandeminë, përfshirë zbatimin e karantinës, ndërprerjen e fluturimeve dhe ofrimin e pakos financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga kriza.