Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave të virusit në dy muajt e fundit

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, nga Coronavirusi në Spanjë kanë vdekur 102 persona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave të Covid-19 në Spanjë që nga mesi i marsit dhe përbën lajm të mirë për përmirësimin e situatës së pandemisë në njërin prej shteteve më të prekura në Evropë dhe në Botë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 27,563 persona, ndërsa përpos viktimave u shënuan edhe mbi 500 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 230,698 shifrën e përgjithshme të të prekurve, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Njësoj si shumë vende të tjera evropiane, edhe Spanja ka filluar t’i lehtësojë masat e izolimit me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë.

Pandemia ka pasur efekt të konsiderueshëm negativ në ekonominë e vendit dhe ka shkaktuar tkurrje në shifra rekorde në dekadën e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme