Spanja shënon numrin më të vogël të vdekjeve nga virusi në gati dy muaj

Prishtinë | 10 Maj 2020 | 11:56 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Spanjë nga koronavirusi kanë vdekur 143 persona, 36 më pak se një ditë më parë. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Kjo është shifra më e ulët ditore e viktimave që nga mesi i muajit mars, në bazë të statistikave zyrtare, shkruan “Reuters”.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve me shifrën e re shkoi në 26,621, duke bërë Spanjën vendin e tretë më të prekur në Evropë.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe rreth 800 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 224,390 persona. Kjo shifër e vendos Spanjën në vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 4 milionë e 38 mijë persona, ndërsa gati 280 mijë kanë vdekur.

Të ngjashme