Qeveria spanjolle ka urdhëruar gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për ta ulur numrin e rasteve të sëmundjes Covid-19 në kryeqytet.
Ky vendim nuk është pritur mirë nga zyrtarët lokalë. Rastet janë në rënie dhe gjendja e jashtëzakonshme është e papranueshme” thanë zyrtarët e Madridit.
Megjithatë, ministri rajonal i Shëndetësisë, Enrique Ruiz Escudero, këmbënguli se masat deri më tani ishin duke funksionuar dhe tha se urdhri nga qeveria kombëtare nuk do të kuptohet nga asnjë banor i kryeqytetit.
Ditëve të fundit, në Madrid, numri i rasteve me Covid-19 është ulur, gjë që tregon që masat e marra më parë kishin funksionuar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Spanja mbetet një ndër vendet më të prekura nga pandemia Covid-19 me 37.000 raste gjatë dy javëve të fundit.