Spanja tregon fytyrë të re me Luis Enriquen

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 12:01 | Nga

Spanja është kthyer në rrugën e fitoreve me triumfin 2:1 ndaj Anglisë, të shtunën mbrëma, pas katastrofës që pësoi në Kupën e Botës në futboll. Mirëpo, elementi që ka rënë më së tepërmi në sy në performancën e Spanjës në Wembley, ishte identiteti i ri që ka formuar nën drejtimin e seleksionuesit Luis Enrique.

Kundër Anglisë, Spanja pati dukshëm më pak posedim sesa që kishte nën drejtimin e Fernando Hierros, Julen Lopeteguit apo Vicente del Bosques, por ka luajtur me më tepër qëllim dhe më direkt sesa më parë. Shënoi fitore në kuadër të xhiros së parë të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Spanja u kthye nga disavantazhi për të fituar ndaj Anglisë dhe ka bërë këtë duke treguar personalitet të njëjtë si seleksionuesi i saj. Ishte më tepër sesa një fitore prestigjioze, ishte një dëshmi se çfarë po vjen, e kohëve të reja dhe entuziazmuese”, ka shkruar gazeta “Marca”.

“Është vetëm një ndeshje, por është domethënëse. Po shikojmë te një Spanjë e re, një skuadër më direkte, siç kishte paralajmëruar Luis Enrique kur u zgjodh seleksionues. Gjërat po duken mirë”.

Ish-trajneri i Barcelonës, Enrique, ka bërë shkundje te skuadra duke larguar fillimisht Jordi Alban dhe Koken dhe më pas u përcaktua për një përbërje startuese me pamje të re në të cilën gjendeshin vetëm pesë lojtarë që startuan në ndeshjen e fundit të Spanjës, kur u eliminua në 1/8 e finales në Botërorin 2018 nga Rusia pas penalltive…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme