Argjentina dhe Spanja do të përballen në finalen e botërorit të basketbollit “Kina 2019”, që zhvillohet të dielën në Pekin (14:00).
Argjentina mposhti Francën me rezultat bindës 80:66 të premten, derisa Spanjës iu deshën dy vazhdime nga pesë minuta për të triumfuar ndaj Australisë (95:88). Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me shifrat 71:71, kurse pas vazhdimit të parë rezultati në semafor ishte 80:80.
Qendra Marc Gasol ishte më i merituari për fitoren e Spanjës. Ai realizoi 33 pikë derisa në këtë sukses kontribuuan edhe Ricky Rubio e Segio Llull. Rubio regjistroi “double-double” me 19 pikë e 12 asistime, kurse Llull shtoi 17 pikë. Australinë nuk e ndihmuan 34 pikët e plejmejmerit Patty Mills.
Për Spanjën që ende nuk di për humbje në këtë botëror, kjo do të jetë finalja e parë prej vitit 2006 kur pati triumfuar në Japoni. Njëherësh, ky është titulli i vetëm për Spanjën në botëror.