Të paktën pesë persona kanë vdekur në Mallorca të Spanjës kur një helikopter dhe një aeroplan i vogël u përleshën në ajër.
Përplasja ndodhi në afërsi të Inca, në veri të ishullit popullor turistik në brigjet e territorit të Spanjës.
Mediat spanjolle raportojnë se të paktën tre pasagjerë, një çift dhe një i mitur po udhëtonin së bashku në helikopter.
Dy të vdekurit e tjerë besohet se kanë qenë duke fluturuar në avionin e vogël që përbëhet prej dy vendesh.
Qeveria e ishujve Balearik, të cilave i përket Mallorca, konfirmoi të paktën pesë vdekje.
Shkruan BBC, presidenti rajonal Francina Armengol tha se ekipet emergjente po punonin në vendngjarje.