Spanjë: Qeveria miraton dekretin për zhvarrosjen e diktatorit Franco

Prishtinë | 24 Gus 2018 | 19:56 | Nga

Qeveria spanjolle miratoi një dekret të premten për t`i hapur rrugë zhvendosjes së eshtrave te ish-diktatorit Francisco Franco me qëllim që të përkujtohen viktimat e luftës civile spanjolle.

Dekreti zvogëlon rrezikun e pretendimeve ligjore që pengojnë zhvarrosjen e mbetjeve të Frankos, duke përfshirë edhe pasardhësit e tij, transmeton Klan Kosova.

“Vetëm mbetjet mortore të njerëzve që kanë vdekur si pasojë e Luftës Civile Spanjolle do të qëndrojnë në Luginën e Rënë”, tha zëvendëskryeministrja Carmen Calvo në një konferencë shtypi.

Gjatë sundimit të Franocos, nga fundi i luftës civile në vitin 1939 deri në vdekjen e tij në vitin 1975, dhjetëra mijëra u vranë apo u burgosën në një fushatë për të zhdukur mospajtimin.

Masa duhet të miratohet nga pjesa tjetër e parlamentit, ku kryeministri Pedro Sanchez ka vetëm një të katërtën e vendeve, gjë që vështirë se do të votohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme