Spartak Ngjela: Kosova është e pavarur, por nuk është sovrane

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 15:17 | Nga Besiana Dauti

Kolegji “Universum” ka mbajtur një debat me avokatin dhe politikanin shqiptar, Spartak Ngjela, dhe analistë nga Kosova, me temën ”Çështja e kufijve të Kosovës”.

Politikani, Spartak Ngjela tha se

“Kjo është një temë që i takon vendit këtu që të merren, jo pse nuk u takon tjerëve, por kështu është ndarë konflikti”, tha Ngjela.

“Të Beogradit nuk dinë konflikt apo debat, as grekët nuk dinë”, tha ai.

Ai tha se Richard Nikson kishte shpëtuar Kosovën, i cili kishte thënë që donte një republikë në këtë vend.

“Nikson ka shpëtuar Kosovën, Shqipërinë Wilsoni”, tha ai.

Ngjela tha se shteti i Kosovës nuk ka fare sovranitet edhe pse thirret si i tillë, ai tha se sovranitetin e kanë të huajt dhe pa pasur sovranitet nuk mund të ketë asgjë.

“Shteti i Kosovës është i pavarur, por sovranitet nuk ka”, tha Ngjela, raporton EkonomiaOnline.

“E kanë ndërkombëtarët, nuk ka rëndësi se cili, por pjesën më të madhe të sovranitetit e kanë ata, sepse nuk ka ushtri”, tha ai.

Ngjela tha se 40% të territorit kanë dhënë edhe shqiptarët. Ai tha se është një fuqi e madhe që ka interes në tokat shqiptare.

Ngjela tha se presidenti, Hashim Thaçi, nuk ka kompetenca për të drejtuar dialogun dhe të zhvilloj bisedime sepse Kosova është Republikë Parlamentare.

“Nuk ka kompetenca Presidenti i juaj që të hyjë në bisedime për territorin sepse jeni Republikë Parlamentare”, tha ai, raporton EO.

“Jam i bindur dhe është e dokumentuar se Rusia nuk është kundër futjes së Serbisë në BE sepse nuk ka asnjë lloj aksesi në këtë bashkim”, tha ai.

“Unë nuk shoh që do ketë perspektivë të madhe në të ardhmen, neve na mjafton Kosova të jetë shtet në të ardhmen me sovranitet të vet.”

“Nuk ndërrohen dot territoret juridikisht. E vetmja që mund të jetë shpresë në politikë sipas pikëpamjes time është që ta marrin njëherë sovranitetin dhe t’i drejtohen shqiptarëve. Pa dhënë sovranitetin nuk mund të ketë referendum. Atë mund ta kërkojnë vetëm nëse bëhen pjesë e OKB, pse me ushtrinë e botës do të mbrohemi ne? Unë dua referendum nëse kam sovranitet, nëse kam hyrë në NATO, OKB etj”, tha Ngjela.

“Politika është shkollë, por shqiptarët politikën nuk e kanë shkollë”, tha ai.

Të ngjashme