Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë një diskutimi për gjendjen e krijuar në Veri ka ironizuar me vendimet “patriotike” të kryeministrit Albin Kurti.
Duke kritikuar vendimin e Kurtit për targat, Limaj thotë se këtë vendim ka mundur ta marrë edhe Hashim Thaçi që sipas tij, i ka luftuar serbët ballë për ballë”.
“Ta merr mendja qe s’ka mujt me i thonë Hashim Thaçi nga sot s’keni me mujt me hi me targa KM a? Allahile po ta merr mendja qe Albin Kurti, po i nxjerr muskujt e po i thotë mos hini me targa e s’ka mujt Hashim Thaçi që ka krijuar UÇK-në e t’i ka dalë ballë për ballë… s’ka mujt me thirrë në telefon”, deklaron Limaj.