Grupi parlamentar i SPD-së gjermane po kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që të tërheq mocionin për rrëzimin e Qeverisë që po drejtohet nga Albin Kurti.
Nga kjo parti thonë se populli i Kosovës më shumë se kurrë ka nevojë për stabilitet politik, ndërkohë thonë se është për t’u përshëndetur qëndrimi i Vjosa Osmanit kundër moicionit të votëbesimit.
“SDP bën thirrje që LDK të tërheq mocionin e votëbesimit. Populli i Kosovës ka nevojë për stabilitet politik më shumë se kurrë. Është inkurajuese që Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani, dhe disa deputetë të tjerë dhe ministra janë kundër mocionit të votëbesimit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga partia gjermane.
Sipas kësaj partie planet për të rrëzuar Albin Kurtin e sapoardhur në pushtet në një kohë kur Kosova po përballet me pandeminë e COVID-19 tregojnë papërgjegjësi.
Nga kjo parti kanë kritikuar edhe çasjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, pasi sipas SDP-së ai duhet të flaës njëzëri me qeverinë.
“Në krizën aktuale, qeveria e kryeministrit Kurti po vepron me kujdes. Prandaj jemi shumë të shqetësuar për mënyrën sesi forca brenda vendit po përpiqen që ta përdorin pandeminë për përfitime. Në vend që të flaës me qeverinë njëzëri dhe të bëjë thirrje për respektim të masave mbrojtëse, presidenti Thaçi po bën thirrje për shpallje të gjendjes së jashtzakonshme, duke zgjeruar kompetencat e tij”, thuhet në reagimin e SPD’së, trasnmeton Express.
Përveç kësaj nga SPD vendimin e Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut e shohin si të logjikshëm, meqë potencojnë se deklarimet e Veliut kanë qenë qëndrime kundershtuese me autoritetin dhe udhëzimet e kryeministrit.
Në fund nga kjo parti kanë përmendur edhe disa fuqi jo-Evropiane të cilat po tentojnë të vazhdojnë planet për shkëmbim të territoreve Kosovë-Serbi duke u fshehur nën hijen e pandemisë globale të COVID-19.
“Përpjekjet e forcave jo-evropiane, nën hijen e pandemisë globale të koronës, për të vazhduar më tej me planet për një shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të tolerohen fare. Këto rrezikojnë stabilitetin e të gjithë rajonit. Ne i refuzojmë lojërat e tilla”, përfundon komunikata.
Që të mos procedohet tutje me mocionin për rrëzimin e qeverisë kanë kërkuar edhe të ‘Gjelbërit’ në Gjermani.
Politikania gjermane, Jamila Schaefer, e cila është pjesë e “BÜNDNIS90/DIE GRÜNEN” ka bërë thirrje që t’u jepen fund lojërave të rrezikshme politike në Kosovë, në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19./GazetaExpress/